Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar sot Zeqir Gërvallën, shokun dhe bashkëpunëtorin e tij të moçëm.
Në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka thënë se miqësia dhe kujtimet me Gërvallën i mbajnë afër ndërsa ka theksuar se bisedat me të janë këshilla.
“Pasditen me Zeqir Gërvallën, shokun e idealit e bashkëpunëtorin e moçëm. Dikur ishte baca Adem dhe puna në Zyrën e UÇK-së në Prishtinë që na bënte bashkë pothuajse çdo ditë. Sot, miqësia dhe kujtimet na mbajnë afër. Vizitat e takimet me të kur ai është në Kosovë nuk janë asnjëherë vetëm bisedë. Ato janë këshilla, ide e evokime të vlefshme të një patrioti, veprimtari, ish të burgosuri politik dhe poeti të çmuar”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info
Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C