Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Shefin e Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, dhe Këshilltarin e Kryeministrit, Lulëzon Jagxhiu mirëpritën ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati.
Zyra e Kryeministrit njofton se gjatë këtij takimi, Kurti shprehu mirënjohjen e tij për Kastrati dhe ekipin e tij për procesin e suksesshëm të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2024.
Ai theksoi se përkushtimi dhe puna e profesionale e ASK-së kanë qenë thelbësore në përballimin e sfidave dhe realizimin e këtij projekti me rëndësi kombëtare.
Kryeministri falënderoi veçanërisht për bashkëpunimin e shkëlqyer, komunikimin e vazhdueshëm dhe të hapur, si dhe koordinimin efektiv që kanë udhëhequr këtë nismë drejt realizimit të saj. Falënderim për bashkëpunim të afërt dhe mbështetje të vazhdueshme shprehu edhe z. Kastrati në emër të ASK-së.
Të dy shprehën bindjen se kjo frymë bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në projektet e ardhshme./Arbresh.info/




Parashikimi i motit për nesër
Kampioni bie në Lisbonë, pëson disfatë nga Sportingu
Testi i gjakut mund të diagnostikojë Alzheimerin: Studim i r...
Arsenali i pandalshëm në Ligën e Kampionëve, e mposht Interi...
‘Shpërthen’ Real Madridi, gjashtë gola ndaj Monacos – Debuti...
Vidhte portofole me para nga kamionët e parkuar në Lipjan, a...