Lideri i VV’së, Albin Kurti priti sot në zyrën e tij shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog dhe zëvendësin e tij, Riccardo Serri.
Szynyog e uroi kryetarin Kurti për fitoren në zgjedhje dhe shprehu dëshirën që institucionet e reja të formohen pa ndonjë vonesë e të fillojë bashkëpunimi me qeverinë e re.
“U njoftua me prioritetet e qeverisë së re, ku krahas punësimit dhe drejtësisë në qendër është luftimi i krimit dhe korrupsionit, bashkë me ligjin për konfiskimin e pasurisë. Këto të fundit janë të rëndësishme për të aplikuar për fondet nga IPA III, kujtuan ata, por edhe shtyjnë përpara reformat integruese drejt BE-së”, njofton VV, shkruan arbresh.info.
Në këtë takim Kurti kërkoi ndihmë në përshpejtimin e procesit të furnizimit me vaksina kundër koronavirusit nga BE, për të cilën Szynyog siguroi se janë në plan për t’i marrë ato.
Në fund, ata ndan bindjen se shpejt do të bashkëpunojnë edhe më shumë rreth projekteve konkrete që ndihmojnë shtetndërtimin demokratik dhe zhvillimin socio-ekonomik në Kosovë.
Isa Mustafa: LDK nuk zgjidhet me tifozllëk, Kuvendi duhet të...
PDK: Prokuroria të hetojë pamjet e rreme të publikuara nga K...
Trubin e rrëfen momentin e çmendur: Nuk e kuptoja çfarë po n...
IKShPK fillon testimin e avancuar laboratorik për zbulimin e...
Rama për Le Monde: Turizmi po ndryshon perceptimin për Shqip...
Kurti: Ekonomia digjitale po shndërrohet në motor të zhvilli...