Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren Emilija Redžepi, priti në takim përfaqësuesit e komunitetit malazez në Kosovë, me rastin e 20 majit, Ditës së Malazezëve të Kosovës dhe në prag të Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi.
Në takim ishin Lazar Raduloviq, kryetar i shoqatës malazeze “Lovqen” në Kosovë, Seid Haxhiq dhe Alen Mujeviq nga Drejtoria për Diasporë e Republikës së Malit të Zi, Biserka Gjurgjeviq nga Shoqata e Malazezëve në Podgoricë, si dhe ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë, Nikollë Lulgjuraj, shkruan arbresh.info.
Në këtë takim miqësor kryeministri Kurti uroi Ditën e Malazezëve të Kosovës, njëherësh edhe 21 majin, Ditën e Pavarësisë së Malit të Zi, duke thënë se Kosova dhe Mali i Zi e kanë përkrahur pavarësinë e njëri-tjetrit nga Serbia dhe të dy shtetet i bashkon orientimi euro-atlantik. “Ne duam që shqiptarët në Mal të Zi dhe malazezët në Kosovë t’i gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre kolektive kulturore dhe politike, si bazë e shëndoshë për marrëdhënie të mira në mes të dy shteteve tona fqinje, për një të ardhme më të mirë të të dy popujve”, tha kryeministri Kurti.
Pjesëmarrësit vlerësuan lart rëndësinë e këtij takimi dhe shënimin e kësaj dite, si për afirmimin e pozitës së komunitetit malazez në Kosovë, ashtu edhe për ndërtimin e mirëbesimit dhe marrëdhënieve ndërfqinjësore midis dy vendeve dhe popujve./arbresh.info/
Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci
Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e...
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...
Osmani: Kosova dhe Bahamas i heqin vizat njëra-tjetrës
Ish-trajneri i Prishtinës merr drejtimin e Yllit
IKSHP tregon zonat ku nuk rekomandohet për pije