Kryeministri Albin Kurti i cili po merr pjesë në forumin e Bratisllavës “Globsec 2022” është takuar me ministren e Finlandës për Çështje Evropiane Tytti Tuppurainen.
Kurti ka falënderuar Tuppurainen, për përkrahjen e saj për anëtarësim të Kosovës në KiE dhe për liberalizim të vizave.
“Finlanda dhe Kosova ndajnë vlera, sfida dhe interesa të përbashkët. Urova ministren për Çështje të Evropës Tytti Tuppurainen për aplikimin e Finlandës në NATO dhe falënderova për përkrahjen aktive për anëtarësim në Këshillin e Evropës & liberalizimin e vizave për Kosovën. Ne do të punojmë së bashku për të rritur bashkëpunimin tonë socio-ekonomik dhe të sigurisë”, ka shkruar Kurti ne twitter./arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...