Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është duke marr pjesë në Samitin e Parisit, shkruan arbresh.info.
Kurti përmes një postimi në facebook ka shkruar se është duke zhvilluar biseda me liderë nga rajoni dhe bota në lidhje me bashkëpunimin dhe paqen.
“Në Paris po diskutojmë për bashkëpunim dhe paqe me Presidentët Gjukanoviq e Komshiq e deri te Presidenti i Këshillit Evropian, z. Charles Michel e Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian, z. Josep Borrell”, ka shkruar Kurti.
Ai po ashtu ka treguar edhe për darkën e bërë bashkë me Zëvendës Presidenten e ShBA-ve Kamala Harris.
“Dje dhe sot po marr pjesë në Forumin e Parisit për Paqe. Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Marie-Claude Macron, mbrëmë na pritën për një darkë solemne në Pallatin Élysée, ku bashkë me gruan time Ritën, patëm nderin dhe kënaqësinë të takohemi me Zëvendës Presidenten e ShBA-së, Znj. Kamala Harris, dhe bashkëshortin e saj, Douglas Emhoff. Takime e biseda zhvilluam edhe me liderë të ndryshëm nga rajoni dhe bota’, ka shkruar Kurti./arbresh.info/


Mexhiti: Jemi marrë vesh me Mickoskin, për tre muaj rregullo...
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...
Qeveria gjermane do të ndajë 10 miliardë euro për të forcuar...
“Hajde folim” drejt Lipjanit: Osmani pasagjere e Abdixhikut:...
Përfundon protesta e studentëve shqiptarë në Shkup
Studentët në Shkup kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtë...