Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me kërkesë të Hyseni.
Planet e projektet për Komunën e Gjilanit ishin tema e këtij takimi.
Kryetari Hyseni e njoftoi Kryeministrin Kurti me dinamikën e punës gjatë këtyre katër muajve të parë në qeverisje të Komunës. Ai theksoi përkushtimin drejt plotësimit të kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Komunës së Gjilanit.
Kryeministri tha që Gjilani, si kryeqendër e Anamoravës, ka potencial të madh zhvillimor. Ndërsa duke biseduar për rëndësinë e tërheqjes së investimeve nga mërgata e madhe e Gjilanit, kryeministri shprehu gatishmërinë për bashkëpunim e mbështetje nga qeveria qendrore.
U bisedua për vendimin e mbledhjes së sotme për projektin “Zhvillimi i ujërave të zeza në Gjilan”, gjegjësisht miratimin e nismës për negocimin e Marrëveshjes së Grantit në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për këtë projekt./arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër