Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, takoi Gjenerallejtënantin amerikan Michael Fenzel, Koordinator i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Izrael dhe Palestinë.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, gjatë bisedës, kryeministri Kurti e njoftoi Gjenerallejtënantin Fenzel për progresin dhe rritjen ekonomike në katër vjet e fundit, politikat shpërndarëse dhe punësimit, përmirësimin e sundimit të ligjit dhe avancimit të të drejtave politike dhe lirive civile.
“Krahas tyre, ai theksoi investimet në mbrojtje dhe armatim, bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si mike e veçantë, partnere e pazëvendësueshme dhe aleate e madhe e vendit tonë, dhe kontributin e çmueshëm të saj në çlirim, pavarësim dhe demokratizim të vendit, por edhe në avancimin dhe fuqizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, vijon njoftimi.
Kryeministri veçoi bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, nga blerja e sistemit raketor anti-tank Javelin e helikopterët Black Hawk, deri te bashkëzbarkimi me trupat amerikane në Kuvajt, dhe pjesëmarrja si vend pritës në ushtrimin Defender Europe 25, por edhe në fushën humanitare me ndihmën e dhënë për strehimin në Kosovë të refugjatëve afganë.
“Së fundmi, Republika e Kosovës gjithashtu ka ndarë pesëqind mijë euro (500.000€) për ndihmë humanitare në Gaza”, vijon njoftimi.
Në takim u diskutua për mundësitë e përfshirjes dhe kontributit të Kosovës në nisma të udhëhequra e të koordinuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerë të përbashkët.

Kusari-Lila prezanton numrin 8 në listën zgjedhore të koalic...
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 v...
Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brna...
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...