Kurti takon kadetët e FSK-së, studentë të Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë

14:14 | 28 Nëntor 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtes, Armend Mehaj, koloneli i FSK-së, Hamdi Pollomi dhe asistentja ekzekutive e Kryeministrit, Valë Gjonbalaj, priti në takimi katër kadetët e Forcës së Sigurisë Kosovës, Alma Kololli, Blend Spahiu, Diogjena Rrudhani dhe Endi Sherifi, që janë duke ndjekur studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Në takimin që u mbajt pikërisht në Ditën e Flamurit, kryeministri Kurti ua uroi këtë festë të rëndësishme për kombin tonë katër kadetëve të pranishëm.

Ai i inkurajoi që të përfitojnë sa më shumë prej Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe nga ndërveprimet me ushtarakët e Forcave të Armatosura Shqiptare.

“Krahas dijes dhe përvojave, lidhjet personale që krijohen me ushtarakët e Shqipërisë janë po aq të rëndësishme. Ura që ndërtohet përmes juve është tejet e vlefshme, u shpreh Kryeministrit Kurti.

Ky është brezi i parë i kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që për 3 vjet do të ndjekë studimet në këtë akademi. Kadetët u shprehën se për ta është krenari që të përfaqësojnë Kosovën në këtë institucion të rëndësishëm, kurse nder që të takohen me kryeministrin Kurti në këtë datë të sotme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara