Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti takoi të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Në këtë takim, kryeministri Kurti dhe e ngarkuara me punë, Prattipati diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, me theks te mbarëvajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, përmbyllja e procesit zgjedhor dhe hapat drejt formimit të institucioneve në legjislaturën e 9-të, shkruan Arbresh.info.
Teksa presim përfundimin e numërimit të votave dhe certifikimit të rezultatit zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryeministri u shpreh se qeveria po vazhdon punën e saj të përditshme në përmbushjen e detyrave e përgjegjësive dhe shërbimin ndaj të gjithë qytetarëve, pa dallim.
Ai falënderoi të ngarkuarën me punë në ambasadën amerikane, Prattipati për kontributin e madh dhe mbështetjen e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës./Arbresh.info/

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...