Gjatë vizitës së përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje në Austri, sot zhvilluan një takim me deputetët e Parlamentit austriak, anëtarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Austri.
Në këtë takim, nga Vetëvendosje morën pjesë deputetët Albin Kurti dhe Salih Salihu, Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Boiken Abazi, bashkë me aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Vjenë Serafina Bytyqi dhe Bekim Morina.
Ndërsa të pranishëm në këtë takim nga deputetët austriakë ishin deputeti Peko Baxant, nga Partia Social-demokrate, deputeti Lukas Mandl, nga Partia Popullore dhe deputetja Terese Reiter, nga partia NEOS.
Siç njofron Vetëvendosje, në këtë takim deputetët austriakë u interesuan mbi gjendjen ekonomike dhe politike në Kosovë, si dhe për alternativën e Lëvizjes Vetëvendosje për të dalë nga kjo gjendje. Ata gjithashtu shprehën interesin e madh të shtetit austriak për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e zhvillimit të saj ekonomik dhe në proceset e integrimit.
Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje prezantuan pikat kryesore të programit politik dhe të alternativës qeverisëse të Lëvizjes, duke theksuar nevojën për ndryshimin e kursit ekonomiko-politik të vendit, si dhe rolin e mërgatës shqiptare në Austri si një urë që përforcon bashkëpunimin mes dy vendeve. Vizita e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje në Austri do të vazhdojë me tubime me bashkatdhetarët ne Vjenë, Graz dhe Linz.
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...