Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, priti sot në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.
Në takim u diskutua gjendja e krijuar nga coronavirusi në Kosovë dhe masat që i ka marrë Qeveria deri më tash.
Kurti e njoftoi Ambasadorin Lebet se Komisioni Qeveritar për parandalim të infeksionit me koronavirus po e mban gjendjen nën kontroll, me organizimin e qendrave për karantinë dhe se të gjithë të sëmurët janë në gjendje stabile.
Ndërkaq, diplomati zviceran shprehu kënaqësinë e tij me masat e ndërmarra nga institucionet qeveritare dhe uroi që kjo krizë të kalohet sa më lehtë.
Gjykimi i Endrit Nikës për vrasjen e argjentinases në Fushë-...
Jaka nga IKD: Pas rinumërimit, integriteti i deputetëve të r...
Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sotPrishtin...
Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar vjen sot në Kos...
Parashikimi i motit për sot
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...