Gjatë qëndrimit në Kosovë për të qenë pjesë e Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti ambasadorin Wolfgang Petritsch, President i Fondacionit Austriak të Planit Marshall, njëherit ish i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovë, në vitet 1998-‘99 dhe kryenegociator i Bashkimit Evropian në Konferencën e Rambujesë, transmeton arbresh.info.
Ambasadori Petritsch dhe kryeministri Kurti diskutuan për proceset dhe zhvillimet politike në rajon dhe në Kosovë.
Ndër të tjera, u shkëmbyen mendime për takimin e 15 qershorit në Bruksel për dialogun e ri ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe propozimet e kryeministrit Kurti.
U diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit në mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një proces që garanton njohjen reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri ritheksoi se takimi ishte takim për dialogun e ardhshëm i cili duhet të jetë i qartë e parimor, dhe dialog për statusin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës