Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanović.
Sipas njoftimit, temë e diskutimit ishte bashkëpunimi dhe integrimi rajonal, për të cilat kryeministri theksoi se kontribuojnë në marrëdhënie të mira fqinjësore, shkruan Arbresh.info.
Ai nënvizoi rëndësinë e rolit të RCC në avancimin e zbatimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, tranzicionit të gjelbër dhe integrimit gradual të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Sa i përket marrëveshjeve të mobilitetit në kuadër të Procesit të Berlinit, kryeministri u shpreh se ato duhet të zbatohen pa vonesa, teksa e inkurajoi Sekretarin e Përgjithshëm, Kapetanović që të angazhohet në shtyrjen përpara të këtij procesi./Arbresh.info
AKR e Nisma nuk do të marrin pjesë në zgjedhje
VV-ja zyrtarizon koalicionin me GUXO-n, Alternativën dhe PSh...
Kusari-Lila në Zvicër: Kosova mbetet pro rrugës evropiane
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot, nafta 1.67 e...
Falsifikim me dokumente në Prishtinë, policia sekuestron kom...
Arrestohet një person për gjuajtjen me armë në Prishtinë