Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Presidentin e Republikës Demokratike të Timorit Lindor, José Manuel Ramos Horta dhe Ministren për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim, Adaljiza Magno.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në takim u theksua marrëdhënia unike ndërmjet Kosovës dhe Timorit Lindor si dhe historia e ngjashme e sundimit të huaj në të dy shtetet.
Kryeministri Kurti e falënderoi Presidentin Ramos Horta për mbështetjen e dhënë Republikës së Kosovës.
U potencua nënshkrimi i marrëveshjes për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, nënshkruar më 9 mars 2022 mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Demokratike të Timorit Lindor.
Me këtë nënshkrim, u tha se distanca ndërmjet dy vendeve është shkurtuar dhe është hapur rruga e bashkëpunimit.
U tha se si dy nga shtetet më të reja në botë, që ndajnë të njëjtat vlera të lirisë dhe demokracisë, Kosova dhe Timori Lindor duhet të bashkëpunojnë më ngushtë në shkëmbimin e përvojave të shtetndërtimit dhe njohjes ndërkombëtare. /arbresh.info/




Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...