Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e lartë të “Philips”, Prof. Dr. Marnix van Ginneken dhe Jan-Willem Scheijgrond.
Sipas njoftimit, qëllimi i këtij takimi ishte të diskutohet për përmirësimin dhe modernizimin e sektorit shëndetësor në Kosovë, përcjell Arbresh.info.

“Philips, një lider ndërkombëtar në teknologjitë shëndetësore, shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në rritjen e produktivitetit të sektorit shëndetësor në Kosovë.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, u diskutua për zhvillimin e Sistemit të Informacionit Shëndetësor dhe përdorimin e teknologjive më të reja për ekzaminim të përshtatshëm e zbulimin e hershëm të sëmundjeve/Arbresh.info./

Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai
Tërmet në Turqi me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter
Besart Jashari emërohet zëvendësministër në Ministrinë për P...