Takimet e sotme në New York, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i vijoi me Kryeministrin e Andorrës, Xavier Espot Zamora.
“Andorra e ka mbështetur anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe aplikimin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.”, thuhet në njoftim.

Për këto dhe përkrahjen e vazhdueshme në procese integruese në organizata ndërkombëtare, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e shtetit dhe popullit të Kosovës, duke e vlerësuar si të rëndësishme vazhdimin e përkrahjes nga Andorra.

Në qendër të diskutimeve të këtij takimi bilateral në nivel kryeministrash, ishte potenciali i bashkëpunimit më të madh ekonomik dhe tregtar, sidomos në fushën e inovacionit ku vendi ynë ka shënuar një përparim të madh.
Fusha e edukimit, në veçanti arsimimi profesional, dhe ajo e turizmit u diskutuan gjithashtu si fusha për mundësi të reja të bashkëpunimit./Arbresh.info/

Nagavci: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në një rezolutë për...
PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...
Deputeti i LDK-së kërkon afat shtesë për shqyrtimin e marrëv...
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin