Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot paradite mirëpriti Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp, në vizitën e tij të parë në Kosovë pas emërimit në dhjetor 2024.
Kryeministri Kurti e falënderoi komisionerin Kamp për angazhimin e gjatë të OSBE-së në Kosovë dhe theksoi përparimin e arritur në fushat e të drejtave të njeriut, demokratizimit dhe sigurisë. Kryeministri theksoi zhvillimin e vendit si një nga demokracitë më të avancuara në Ballkanin Perëndimor dhe përkushtimin ndaj rritjes ekonomike dhe mirëqenies sociale dhe sigurisë.
Më tej, kryeministri Kurti nënvizoi kornizën kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës që garanton të drejta dhe përfaqësim për komunitetet, përtej standardeve ndërkombëtare, duke theksuar nevojën që këto të drejta të shfrytëzohen për integrim. Ai shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të forcuar bashkëpunimin me OSBE-në.
Në këtë takim, bashkë me kryeministrin ishte edhe ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli./Arbresh./info/
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...