Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ushtruesen e detyrës së Kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mimoza Kusari, pritën në takim Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Fondacionin për Liri Friedrich Naumann, Michael Roick.
Kryeministri Kurti pranoi urimet e Roick për mandatin e fuqishëm nga qytetarët dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës. Teksa e falënderoi për vizitën, ai e njoftoi z. Roick për menaxhimin e mirë të pandemisë, si një prej dy prioriteteve kryesore të qeverisë, si dhe për hapat e parë drejt reformave të domosdoshme në vendin tonë, me theks të veçantë në sistemin e drejtësisë dhe planet e qeverisë për ringjalljen e ndërmarrjeve publike.
Kurse, Kusari foli për punën e Kuvendit, reformat strukturore në agjencitë e pavarura, të cilat monitorohen nga Kuvendi, si dhe qëllimin e përbashkët për rikthimin dhe ruajtjen e besimit të qytetarëve në institucione publike.
Falë gatishmërisë së të dy palëve për bashkëpunim, në takim u diskutua edhe për fushat e përbashkëta të interesit dhe format për avancimin e tyre.
Fondacioni Friedrich Naumann, i afërt me Partinë e Lirë Demokratike të Gjermanisë (FDP), është një nga shtatë fondacionet e afërta me partitë politike në nivel federal të Gjermanisë./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...