Kryeministri në dorëheqje Albin Kurti, priti në takim Drejtorin Ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe Hetemi.
Të pranishëm në takim ishin edhe Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, dhe deputetja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit, në takim u bisedua për punën 18 mujore të IKKL-së, nga nëntori i vitit 2023, në hulumtimin e krimeve të luftës dhe mbledhjen e materialeve të grumbulluara nga 338 burime.
Kurti ritheksoi angazhimin e vazhdueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës për adresimin e të gjitha krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë. Ai e cilësoi punën e IKKL-së si jetike, për dokumentimin e së vërtetës historike, por edhe për drejtësi.
Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, bëri të ditur se arkivi i IKKL-së ka vazhduar të zgjerohet dhe tani arkivi fizik përmban 300.25 metra linearë materialesh, ndërsa arkivi elektronik përmban rreth 20.6 TB të dhëna.
Ai tha se kjo rritje e të dyja formave të arkivit reflekton jo vetëm përkushtimin e IKKL-së, por edhe besimin në rritje të publikut dhe institucioneve në punën dhe misionin e tij.
U theksua se këto materiale po arkivohen për t’i shërbyer kujtesës sonë si popull dhe kërkesës sonë për drejtësi, e të cilat do t’u shërbejnë edhe gjeneratave të ardhshme, që të njohin vuajtjet dhe qëndresën e popullit tonë gjatë një periudhe të errët./Arbresh.info/

Brukseli shton emra të rinj në listën e zezë në paketën e re...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ certifikon 1,146 kandidatë për...
Një ditë para përballjes me gjigantin holandez, Kurti pret n...
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit ‘lartëson’ Salahun, ...
KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhje...
CEO i Saudi Pro League i hap rrugë transferimit të Salahut n...