Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Apostullin Dr. Eric Kwabena Nyamekye nga Republika e Ganës.
Kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje në Kosovë, teksa i shprehu mirënjohjen për interesimin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Ganës.
Ai theksoi zhvillimin demokratik, shoqëror dhe ekonomik të Republikës së Kosovës, si dhe angazhimet e Qeverisë për ruajtjen dhe promovimin e vlerave demokratike, dimensionit shumëkulturor dhe bashkëjetesës fetare, si elemente të rëndësishme për zhvillimin e shoqërisë.
Gjithashtu, nënvizoi përkushtimin për ndërtimin dhe forcimin e urave të bashkëpunimit dhe komunikimit me Republikën e Ganës dhe me vendet e Afrikës. Ai shprehu gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fushat e kulturës, dialogut ndërfetar dhe zhvillimit ekonomik.
Apostulli Dr. Eric Kwabena Nyamekye, Kryetar i Kishës së Pentekostit në Akra të Ganës, po qëndron për herë të parë në vizitë në Kosovë, me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën e Parë Ballkanike të Kishës së Pentekostit, e cila u mbajt në Prishtinë.
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mb...
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...