Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ambasadorin jorezident të Shtetit të Katarit në Kosovë, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari.
U diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për t’i thelluar ato.
Ambasadori Al Dosari theksoi gatishmërinë dhe vullnetin e tij dhe të Shtetit të Katarit për të thelluar bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, veçanërisht në fushën ekonomike.
Ai shprehu interesim në lidhje me ankandet e energjisë së ripërtëritshme që kanë filluar të zhvillohen në Kosovë. Ambasadori vlerësoi se këto ankande janë një mundësi e mirë konkurruese për bizneset e Katarit.
Temë tjetër e diskutimit ishte edhe Fondi Sovran, duke qenë se Katari ka vetë një fond sovran. Kryeministri informoi Ambasadorin për ligjin e miratuar në Kuvend për themelimin e Fondit Sovran në Kosovë, që përbën hapin e parë drejt ndërtimit të strukturës organizative të Fondit.
Në bisedë e sipër, u theksua dëshira për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe turizmit. Në këtë drejtim, kryeministri shprehu interesimin e Kosovës për të krijuar një partneritet në këto fusha, në të mirën e dy shteteve.
Ambasadori Al Dosari theksoi se Katari e sheh Kosovën si një vend premtues për investime dhe bashkëpunim të pasur në interes të të dyja palëve dhe bizneseve të tyre./Arbresh.info/

Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...