Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje në zyrë e tij, mirëpriti Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.
“Takimi për temë kryesore të diskutimit pati situatën e krijuar nga pandemia COVID-19. Me këtë rast, kryeministri në detyrë e njoftoi Ambasadorin Grøndahl për masat e reja të Qeverisë të cilat për qëllim kanë parandalimin e shpërndarjes e virusit Corona.
Në prag të javëve më kritike në luftën kundër përhapjes së shpejtë të sëmundjes, kryeministri në detyrë Kurti theksoi përkushtimin e tij dhe Qeverisë për të kontrolluar në mënyrë sa më të suksesshme lakoren e përhapjes së pandemisë”, thuhet në njoftimin për media.
Ai gjithashtu rikujtoi rëndësinë e një bashkëpunimi gjithëpërfshirës në këtë drejtim, me ç’shkas kryeministri në detyrë Kurti ka telefonuar kryetarët e 38 komunave të Kosovës me të cilët ka diskutuar problemet dhe vështirësitë e tyre në përballje me pandeminë COVID 19, si dhe nevojën dhe format e mbështetjes nga Qeveria në detyrë.
Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Prishtinë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, diskutohet mes Haxh...
Hakerët iranianë sulmojnë Postën Shqiptare, Demo: Shërbimi v...
Pacolli paralajmëron: Krizat politike po rrezikojnë të ktheh...
Vëllai i Liridona Ademajt kërkon nga mediat të mos i publiko...
Sa shumë mund, sakrifica, pengesa e vështirësi për të ardhur...