Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, të shoqëruar nga deputetë të Kuvendit dhe kolegë, vizituan mbrëmë festivalin tradicional “Hardh Fest”, që mbahet në Komunën e Rahovecit.
Ata bashkë vizituan stadet e prodhuesve vendorë të verërave dhe produkteve tjera të rrushit, të cilët i falënderoi për punën e tyre dhe cilësinë e lartë të produkteve që prodhojnë. Kryeministri gjithashtu përgëzoi organizatorët për organizimin dhe sukseset e festivalit.

Sivjet, festivali “Hardh Fest” kishte sloganin “Për Kokërr t’Qefit”. Krahas promovimit të produkteve vendore të rrushit, përgjatë festivalit 3-ditor u organizuan edhe aktivitete të shumta sociale, kulturore dhe artistike, përfshirë koncertet muzikore me artistë të njohur./Arbresh.info


Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai