Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim bilateral me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ku ky i fundit e uroi Kurtin për rizgjedhjen e tij si kryeministër i Kosovës.
Takimi u zhvillua në kuadër të Konferencën e Sigurisë në Mynih, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për çështjet e sigurisë dhe politikës globale, ku marrin pjesë mbi 50 krerë shtetesh dhe qeverish, diplomatë dhe ekspertë të fushës së mbrojtjes.
Ky takim i Kurtit me Plenkoviç shënon një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve Kosovë-Kroaci dhe bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë dhe politikës ndërkombëtare.
Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Kurti ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë të ndryshëm evropianë dhe ndërkombëtarë, ku në fokus ishin çështjet e sigurisë rajonale, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe zhvillimet aktuale gjeopolitike./rtk
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë