Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua ditën e sotme me Drejtoreshën Rezidente të Programit për Kosovë nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), Marta Onorato.
Në këtë takim u bisedua mbi rritjen e forcimin e bashkëpunimit për programet e projektet që targetojnë veçanërisht të rinjtë dhe gratë si dhe ato në zhvillimin e politikave publike, përcjell Arbresh.info.
Kurti e vlerësoi rolin e kontributin e institutit në avancimin e reformave që kanë për qëllim gjithëpërfshirjen. Ai shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.
Znj. Onorato vlerësoi qeverinë në masën e pjesëmarrjes dhe përfshirjen e grave në vendimmarrje si dhe shprehu gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të agjendës së barazisë gjinore./ Arbresh.info.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...