Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministrin e Investimeve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Khalid Al Falih.
Të shtunën Al Falih bëri një vizitë njëditore zyrtare në Kosovë.
Në takim përveç Kurtit ishin edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Lulzim Mjeku.
“Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin saudit për përkrahjen e parezervë të Arabisë Saudite përgjatë gjithë këtyre viteve të shtetit të Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.
Tutje, bëhet e ditur se kryeministri Kurti dhe ministri Al Falih janë shprehur të kënaqur për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.
Ata kanë folur për potencialin dhe mundësitë për thellimin e tyre, nëpërmjet bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët./Arbresh.info/
Vitia: Kosova ka shënuar përparime të rëndësishme në luftën ...
IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Fushë Ko...
Real Madrid po e monitoron Vitinhan dhe Enzon, por ka një pr...
Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Vërm...
Starmer: Mandelson tradhtoi Britaninë me informacionet e dër...
Protesta për çlirimtarët merr mbështetje në Istog