Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, këtë të enjte ka takuar matematicientët e rinj që përfaqësuan Kosovën në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës për Studentë Univesritarë – IMC 2021.
I pari i Qeverisë së Kosovës tha se vështirë që në kryeministri të ketë pasur ndonjëherë më shumë zgjuarsi e talent sesa sot.
Arbeni, Duarti, Besforti dhe Andi, në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës fituan një medalje të artë, dy të argjendta dhe një të bronztë.
Vështirë që në kryeministri ka pasur ndonjëherë më shumë zgjuarsi e talent sesa sot.

“Nga 600 studentë pjesëmarrës e mbi 113 universitete në garë, këta të katërt na e shtuan krenarinë e ngazëllimin për arritjet e tyre. I uruam e përgëzuam dhe u zotuam që do të kenë edhe përkrahjen përveçse falënderimin tonë”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në Instagram.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...