Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.
Kurti shprehu mirënjohjen ndaj Luksemburgut për përkrahjen e saj të vazhdueshme ndaj shtetit tonë në të gjitha etapat e shtetndërtimit.
Në vijim, theksoi progresin demokratik dhe ekonomik të vendit dhe synimet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe NATO, gjersa falënderoi Luksemburgun për mbështetjen ndaj Kosovës në këto procese.
U bisedua edhe mbi fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale, thellimin e bashkëpunimit përfshirë në arsim dhe investime dhe rritjes së lidhjeve kulturore mes shteteve dhe popujve tanë./Arbresh.info

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?