Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme, duke përfshirë ekonominë, infrastrukturën, sigurinë dhe fusha të tjera në kuadër të të cilave tashmë po zbatohen marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
Të dy shprehën përkushtimin për të avancuar marrëdhëniet dypalëshe, duke punuar ngushtë për projekte të përbashkëta që do të sjellin përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët e të dy vendeve.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e institucioneve të legjislaturës së nëntë.
Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Malaj për angazhimin e tij të vazhdueshëm për shtimin e lidhjeve dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë./Arbresh.info



Hekuran Gashi: Lehtësim për bizneset – me Qeverinë Kurti 3, ...
PZAP dënon LVV-në me 6 mijë euro
Policia gati për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të p...
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mi...