Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministri për Zhvillim, Integrim Evropian dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe ministrja e Ministrisë së Ekonomisë Artane Rizvanolli, mbajtën sot një takim virtual me presidentin e Rockefeller Foundation të SHBA-së, përkatësisht me dr. Rajiv Shah, president i Fondacionit dhe ish administrator i USAID, në administratën e presidentit Barack Obama.
Bashkë me dr. Shah në këtë takim ka qenë edhe drejtori i Iniciativës për Financa Inovative të Fondacionit, Mike Muldoon, shkruan arbresh.info.
Gjatë bisedës me dr. Shah dhe Muldoon, kryeministri Kurti dhe anëtarët e Qeverisë kanë prezantuar disa nga objektivat kryesore të Qeverisë, duke përfshirë uljen e nivelit të varfërisë dhe pabarazisë, krijimin e vendeve të reja të punës, luftimin e pandemisë COVID-19 dhe promovimin e energjisë së ripërtëritshme dhe të ekonomisë së gjelbër.
Nga ana e Fondacionit, dr. Shah dhe Muldoon shprehën gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me Qeverinë e re të Republikës së Kosovës në përmbushjen e këtyre objektivave, të cilat janë edhe pjesë e misionit të vetë Fondacionit Rockefeller.
Po ashtu, ata kanë theksuar se nën udhëheqjen e kryeministrit Kurti, Qeveria e re ka një mundësi të artë jo vetëm për të ndryshuar jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës, por edhe për të shërbyer si një model i qeverisjes së mirë për të gjithë botën, si për rimëkëmbjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës pas pandemisë, ashtu edhe për tranzicionin e suksesshëm drejt një ekonomie më të barabartë dhe të gjelbër./arbresh.info/
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...
Përmbyset cisterna në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet...