Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përshkruar rikthimin e Kosovës në Regjistrin Evropian për Cilësi të Arsimit të Lartë (EQAR) si një sukses të madh dhe të rëndësishëm. Ai tha se kjo është dëshmi e punës dhe angazhimit për të rritur cilësinë e arsimit të lartë dhe për ta përafruar atë me standardet evropiane.
Kurti tha se “vendi ynë ka qenë edhe më herët anëtar i këtij organizmi, por në vitin 2018 e patëm humbur anëtarësinë për shkak të ndërhyrjeve politike të qeverisë së atëhershme të PAN-it në strukturën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).”
Ai theksoi se qeveria, përmes Ministrisë së Arsimit, ka filluar në vitin 2021 mbështetjen e AKA-së, duke i mundësuar “kushtet e përshtatshme për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe autonome, me profesionalizëm dhe përkushtim.”
Sipas Kurtit, tashmë Kosova “jo vetëm që u rikthyem anëtarë, por edhe me të drejta të plota, duke qenë vendi i parë në Ballkanin Perëndimor me këtë status.” Ai shtoi se ky anëtarësim nënkupton mundësi për universitetet dhe studentët për qasje të plotë në programet e BE-së, si dhe përfitime nga mobiliteti, bursat dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq