Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë homazhe në nderim të tashmë të ndjerit kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Kurti përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka treguar se çka ka shkruar në Librin e Zisë për të.
“Me deputetë e aktivistë të VETËVENDOSJE!-s sot bëmë homazhe në Kuvendin e Kosovës para arkivolit me trupin e pajetë të Fadil Vokrrit. Në librin përkujtimor shënova: Kur e merrte topin afër 16 metërshit, i gjithë stadiumi ishte në këmbë. E, kur shënonte, të gjithë ishim në ajër. Panumër herë jemi ngritur në këmbë, aq shumë herë kemi kërcyer në ajër. Nga fëmijët e lagjes te futbollistët tanë më vonë të famshëm, secili, janë frymëzuar nga Fadil Vokrri. Sporti ynë është rritur me emrin e tij. Kujtimi për Vokrrin është i paharrueshëm andaj edhe nderimi për të i përjetshëm!”, ka shkruar Kurti. /
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...