Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti sapo ka hedhur votën e tij në Fakultetin Juridik të Prishtinës.
Kurti tha pas votimit se sot është një ditë e madhe pasi sot nuk vendosin politikanët për qytetarët por qytetarët për politikanët, shkruan arbresh.info.
“Sot jemi zgjuar të gëzuar, votojmë anë e kënd Kosovës për kryetarët e komunave. Në listën e fletëvotimit janë vetëm dy emra të përveçëm. Sot nuk vendosin politikanët për qytetarët por vendosin qytetarët për politikanët. Sot politikanët janë në gjyqin e banorëve të komunave”, ka thënë Kurti.
Ai ka uruar qytetarët për zgjedhjet duke ju dëshiruar mbarësi./arbresh.info/
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...