Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme do të zhvillojë disa aktivitete.
Në ora 10:40, Kurti
Do të jetë në fshatin Muhoc të komunës së Ferizajt, ku bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, do të marr pjesë në vendosjen e gur themelit të shtëpisë së familjes gorane përfituese e mbështetjes së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.
Pas këtij aktivitete, ai do të shkojë në Dragash, ku do të takohet me kryetarin e kësaj komune.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, vizitë në rrugën e asfaltuar në hyrje të Dragashit dhe takim me Kryetarin e Komunës, Bexhet Xheladini dhe zyrtarin komunal për komunitete dhe kthim, Uzair Hamza”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Kjo vizitë e Kurtit në këtë komunë pritet të zhvillohet me fillim nga ora 12:15, përcjell Klankosova.tv.
E duke filluar nga ora 12:40, kryeministri do të ketë takim edhe me Kryesuesin e Asamblesë komunale, Uran Halimi dhe përfaqësues të komunës së Dragashit.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitë në Komunën e Dragashit dhe takim me Kryesuesin e Asamblesë komunale, Uran Halimi dhe përfaqësues të komunës”, thuhet tutje në njoftim.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen