Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas deklaratës së politikanit serb, Nenad Çanak, në lidhje me varrezat masive të shqiptarëve të vrarë nga regjimi serb në luftën e fundit në Kosovë.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se familjet në Kosovë janë duke i kërkuar ende më të dashurit e tyre, duke shpresuar se ata mund të gjinden një ditë.
Ai ka shtuar se asnjë paqe e qëndrueshme s’mund të arrihet për sa kohë që Serbia fsheh varret masive të shqiptarëve të ekzekutuar dhe kidnapuar.
“Në një debat në një televizion të Serbisë, Nenad Canak thotë se kur ministri i Policisë, Dusko Mihajlovci thotë s’mund të flej. Më duhet ta ndajë këtë me ju. Ne kemi gjetur 16 varre masive në Serbi. Familjet në Kosovë po kërkojnë ende për më të dashurit e tyre, duke shpresuar se ata mund të gjinden një ditë. Asnjë paqe e qëndrueshme s’mund të arrihet përderisa Serbia fsheh varret masive të shqiptarëve që ata ekzekutuan dhe kidnapuan”, ka shkruar Kurti.
Ish-kryetari i Parlamentit të Vojvodinës njëherësh kryetar i Lidhjes Socialdemokrate, Nenad Çanak, në një debat televiziv ka folur për ekzistimin e varrezave masive të shqiptarëve në Serbi.
Gjatë debatit në emision “Çirilica”, Çanak, ka folur për deklarimet e ministrit te atëhershëm të policisë lidhur me ekzistimin e 16 varrezave të mundshme, për të cilat ishte marrë vendim që të mos flitej publikisht, njofton Telegrafi.

Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit