Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për vendimin e BQK-së për ndalimin e përdorimit të dinarit.
Ai tha se BQK-ja është institucion i pavarur dhe ajo e ka marrë vendimin, teksa sipas tij, qeveria do ta intensifikojë fushatën informuese për të gjithë ata që kanë nevojë ta ridëgjojnë që dinari në Kosovë s’ndalohet por nuk lejohet si mjet pagese.
“Ashtu sic janë konvertuar targat në RKS, edhe më shpejt edhe më kollaj mund të bëhet konvertimi i dinarit në euro. Besoj që alarmimi që vjen me idenë e përhapjes së panikut vjen nga Beogradi. Ajo cka bëjmë ne është informimi i drejt.
E kemi një periudhë tranzitore në kuptimin që s’duam t’i ndëshkojmë ata që kanë ende dinarë, por duam të institucionalizojmë financat në Kosovë”, tha Kurti.
Më tej, Kurti tha se ndonëse do të intensifikohet fushata informuese, konvertimi i dinaërve duhet të bëhet në Euro.
“BQK-ja i ka shkruar letër Bankës Kombëtare të Serbisë dhe besoj që ata duhet t’i kthejnë përgjigje”, tha ai./eo
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...