Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka përkujtuar 80 vjetorin e çlirimit të kampit të Aushvicit njëherit edhe Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se shqiptarët u bënë shembull në botë dhe në histori për strehimin, mbrojtjen dhe shpëtimin e hebrenjve, shkruan Arbresh.info.
“Në ato vite të errëta, teksa qindra shqiptarë ishin gjithashtu viktima të Holokaustit në kampet e përqendrimit, shqiptarët u bënë shembull në botë dhe në histori për strehimin, mbrojtjen dhe shpëtimin e hebrenjve. Familje të tëra dhe individë nga komunitetet e hebrenjve kryesisht nga Evropa Qendrore dhe Lindore, gjetën mbrojtje në familjet shqiptare, që refuzuan t’i dorëzonin dhe që gjetën mënyra për t’i fshehur ata para autoriteteve gjermane dhe italiane. Ndërkaq, pas Luftës së Dytë Botërore, numri i hebrenjve në Shqipëri ishte rreth 10 herë më i madh se sa para luftës. Në dekadat pasuese dhe deri sot, dhjetëra shqiptarëve dhe familjeve shqiptare u është njohur titulli “Fisnikë mes kombesh”, për kontributin e dhënë për shpëtimin e hebrenjve.”, ka shkruar Kurti.
Ai theksoi se si një komb që i ka mbrojtur dhe shpëtuar hebrenjtë dhe si një popull që ka qenë viktimë e akteve gjenocidale, shqiptarët janë mes atyre kombeve që thonë “Kurrë më”, duke u bashkuar në këtë përkujtim.
“Bota po e shënon Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit sot më 27 janar, në 80 vjetorin e çlirimit të kampit të Aushvicit. Si një komb që i ka mbrojtur dhe shpëtuar hebrenjtë dhe si një popull që ka qenë viktimë e akteve gjenocidale, shqiptarët janë mes atyre kombeve që thonë “Kurrë më”, duke u bashkuar në këtë përkujtim. Në nderim të të gjitha viktimave të Holokaustit!”, tha mes të tjerash kryeministri Kurti./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...