Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shkruar sërish për takimin e sotëm me sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, Mark Rutte.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se shefit të NATO’s i ka shprehur vullnetin e pathyeshëm për synimin e pandryshueshëm të Kosovës, e që është anëtarësimi në NATO, shkruan Arbresh.info.
“Kënaqësi e veçantë ta mirëpresim sot Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili e viziton Kosovën për herë të parë në pozitën e tij të re. Vendi ynë është përherë mirënjohës NATO-s për kontributin e saj të pazëvendësueshëm për liri dhe rolin e saj të çmueshëm për siguri dhe paqe. Falënderimin sot e shprehim përmes vullnetit të pathyeshëm dhe synimit të pandryshueshëm që t’i bashkohemi Aleancës Veri-Atlantike për të kontribuar për paqe të qëndrueshme.”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/
Kurti në Zvicër: Forma më e lartë e patriotizmit është arsim...
Hoxha falënderon Rubion për nderimin e Nënë Terezës
Nis dizensektimi në zona endemike, Muja: 971 mijë euro për s...
Ligji i ri për Shtetësinë përplas partitë politike, Sveçla: ...
Sulm me bombë ndaj trenit në Pakistan, 24 të vdekur dhe dhje...
A e bashkoi apo e përçau Osmani LDK-në?, flet Haziri