Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se do të shkoj në Bruksel për ta nënshkruar marrëveshjen me Serbinë, nëse ai thirret për ta bërë një gjë të tillë.
“Unë këtë e bëjë për Bashkimin Evropian, por e bëjë edhe për shkak se duhet të kemi marrëdhënie normale me Serbinë. Sa për mua këto do të normalizoheshin qysh vitin e kaluar por nëse nuk është bërë në shkurtin e marsin e vitit të kaluar e mund të bëhet në shkurtin e marsin e vitit 2024, pse jo në takimim që kam pasur në Munih ne kuader të Konferencës së Sigurisë”, tha Kurti.
“Me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kemi diskutuar temat të cilat janë të dialogut, dhe rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjës, por nuk më është dhënë që do të ketë ftesë për një takim të nivelit të lartë në Bruksel”, theksoi ai.
I pari i Qeverisë i numëroi shkeljet e Serbisë të marrëveshjeve të arritura.
“Unë në përgjithësi jam pozitiv por ritheksoj që shkeljet e deritanishme mosrespektimet e deritanishme që i ka bëre Serbia e të cilat kulmuan me letrën e kryeministres Bërnabiq, më 13 dhjetor të vitit të kaluar ku edhe praktikisht u tërhoq nga marrëveshja duke thënë që se pranon asnjëherë as pavarësinë e Kosovës as ulësen në organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe as nuk e respektoj integritetin tonë territorial praktikisht ato anulohen me nenshkrim”, tha Kurti.
“Në momentin që Serbia do të nënshkruante marrëveshjen, të gjitha ato shkeljet e mëhershme anulohen dhe krijohet siguria ligjore për rrugën përpara. Pra, edhe në kuptimin e së kaluarës së hidhur edhe në kuptimin e të ardhmes së ndritshme nënshkrimi më shfaqet si domosdoshmëri edhe unë uroj që kjo të bëhet në këtë pranverë, meqë nuk u bë në atë të kaluarën”, shtoi ai./eo
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...
Barcelona gjithnjë e më pranë titullit, triumfon edhe ndaj G...
Ministri i Jashtëm iranian largohet nga Pakistani, nuk u tak...