Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë që ta nxisin Serbinë për përmbushjen e Marrëveshjes së Ohrit, plotësisht dhe pakushte.
Përmes një cicërime në Twitter, kreu ekzekutiv ka pasur këtë kërkesë pasi zëvendësi i tij, Besnik Bislimi ka pranuar që Kosova ka bërë një lëshim të madh, duke hequr dorë nga njohja formale, shkruan Arbresh.info.
Kurti ka thënë se Serbia kishte rënë dakord me versionin përfundimtar më 27 shkurt, port ani po kërkon ta minojë marrëveshjen.
“Një vit më parë, lidershipi i BE-së në bashkëpunim me Gjermaninë dhe Francën na prezantuan një projekt-traktat për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi. Serbia ra dakord me versionin përfundimtar më 27 shkurt, por tani po kërkon ta minojë atë. BE, SHBA dhe aleatët e tjerë duhet ta nxisin Serbinë që të përmbushë detyrimet e saj të traktatit, plotësisht dhe pa kushte”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/
1 year ago, the EU—w/ ?? & ?? leadership—presented us a draft treaty to normalize Kosova–Serbia relations. Serbia agreed to the final version on Feb 27, but now seeks to undermine it. ??, ?? & other allies must urge Serbia to fulfil its treaty obligations—fully & unconditionally.
— Albin Kurti (@albinkurti) September 9, 2023
Arsenal kualifikohet në finale të Carbao Cup, triumfon ndaj ...
Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak
Barcelona e mposht Albaceten dhe kualifikohet në gjysmëfinal...
Izraeli do ndërtojë në Shqipëri qendrën e parë të të dhënave...
Milani triumfon bindshëm në udhëtim tek Bologna
Protestat e fuqishme në Iran/ Më shumë se 50,000 njerëz të a...