Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën “Ballkani Perëndimor drejt integrimit në BE dhe perspektivës rinore”.
Nga këtu Kurti ka thënë se takimi i rinisë për socialo-demokraci është shumë i rëndësishëm për t’i ndarë vlerat dhe interesat.
“Takimi i rinës për socialo-demokraci është shumë i rëndësishëm në demokraci për ti ndarë vlerat dhe interesat. Besoj që sfida kryesore që kemi sot është rindërtimi i vlerave socialodemokrate. Sfidë kryesore është edhe rikthimi i vlerave që bënë pjesë rinia dhe demokracia që bën pjesë në vendimarrje”, tha Kurti.
Sipas Kurtit sfidë kryesore është arsimi cilësor dhe tregu i punës.
“Përveç kësaj sfidë kryesor është arsimi cilësor dhe tregu i punës që përcakton punën e shteteve. Ne si Qeveri jemi angazhuar nëpërmjet bursave që kemi ndarë për vajzat dhe grat në studimet “STEM”, tha Kurti./Arbresh.info/




Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...