Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova e njeh më mirë Serbinë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kur është pyetur se “pse SHBA-ja e sheh presidenten Osmani si garantuese të vetme të bashkëpunimit?”, Kurti ka deklaruar se Kosova nuk mund ta ketë këndvështrimin karshi Beogradit identik me atë të Washingtonit, derisa ka shtuar se për kërkesat që vijnë e që më herët i kanë dëgjuar nga Beogradi, “duhet të kemi kujdes”.
“Por, kur na kërkojnë diçka, që ne e kemi dëgjuar më herët nga Beogradi, sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë edhe ndërmjetëse, atëherë ne duhet të kemi kujdes. Serbinë ne e njohim më mirë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Populli shqiptar i Kosovës e njeh më mirë Serbinë se Uashingtoni. Dhe, Uashingtoni nuk e ka fqinje Serbinë. Ne e kemi fqinje Serbinë”, ka deklaruar Kurti në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.
“Serbia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohje reciproke. Me ne mungon ajo gjë. Prandaj, nuk mund ta kemi ne këndvështrimin karshi Beogradit zyrtar identik me atë të Uashingtonit”, ka thënë tutje Kurti.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...