Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shkruar për viktimat e zhdukjes me forcë, teksa sot shënohet Dita Ndërkombëtare.
Me anë të një postimi në Twitter, Kurti tha se Serbia po refuzon t’i hapë arkivat, duke e mohuar përgjegjësinë.
”Në ditën ndërkombëtare të viktimave të zhdukjeve me forcë, kujtojmë 1617 personat e zhdukur me forcë gjatë luftës së Kosovës. Mungesa e tyre ende rëndon shumë, pasi Serbia vazhdon të mohojë përgjegjësinë dhe refuzon të hapë arkivat dhe të zbulojë vendndodhjet e varrezave masive”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/

Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...