Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se reagimi i Qeverisë së Kosovës do të jetë i parezervë në lidhje më kundërshtimin e pushtimit rus me pasoja tragjike.
“Dje ditën e filluam me një botë re. Kërcënimet e Federatës Ruse tash e disa muaj ndaj Ukrainës demokratike u bënë agresion ushtarak që për çdo orë po e rritë numrin e viktimave. Po vazhdon edhe sot, dhe tashmë ushtria ruse është edhe në kryeqytetin e Ukrainës. Pushtimi rus me pasoja tragjike është sulm ndaj demokracisë dhe lirisë, është sfidim i rendit të botës demokratike”, deklaroi Kurti, në mbledhjen e qeverisë, shkruan arbresh.info.
Qeveria miratoi një pako të sanksioneve ndaj Rusisë, dhe sipas Kurtit kjo nuk është hera e parë.
“Reagimi i jonë parezervë duhet të lexohet si mesazh i qartë i orientimit tonë politik e diplomatik. Qeveria është e bashkërenduar me Bashkimin Evropian, NATO-n, ShBA dhe Mbretërinë e Bashkuar për tu përballur me pasojat në rajonin tonë. Po miratojmë një pako të sanksioneve ndaj saj. Kjo nuk është hera e parë që Kosova i vë sanksione Federatës Ruse. Ajo dëshiron të bëhet edhe më e vjetër se Bashkimi Sovjetik, të bëhet Perandori Ruse”, deklaroi Kurti./arbresh.info/
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...