Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar disa statistika që tregojnë rritjen e ekonomisë në vend për kohën që ai ka qenë në pushtet.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se rritja mesatare ekonomike për dy vitet e fundit ka qenë 7.9 për qind, transmeton Arbresh.info.
“Vitin e parë të qeverisjes rritja ekonomike ishte 10.7%, më e larta në historinë e vendit. Në vitin e dytë rritja ekonomike ishte 5.2% (2022). Rritja mesatare në dy vite ka qenë 7.9%, më e larta se çdo herë tjetër për dy vite rresht që nga shpallja e Pavarësisë. Trendi i rritjes ekonomike ka vazhduar edhe këtë vit”.
Kurti po ashtu ka shtuar se vlera e eksporteve në vitin 2022 është dyfishuar në krahasim me vitin 2020.
“Për periudhën janar-korrik të këtij viti vlera e eksporteve ka qenë 468 milionë euro, që është përafërsisht aq sa ka qenë totali i vlerës së eksporteve në vitin 2020 (474 milionë euro). Deri në fund të 2023 pritet që vlera eksporteve për herë të parë të arrijë shifrën 1 miliard euro. Si rezultat, raporti eksport-import është ngushtuar nga gati 1 me 9 sa ishte në vitin 2019, në më pak se 1 me 6 sa është aktualisht. Ndërkohë që, për herë të parë, në tremujorin e dytë të këtij viti ekonomia e vendit tonë ka tejkaluar shifrën prej mbi 400 mijë vendeve aktive të punës”, tha kryeministri.
Sipas tij, gjatë qeverisjes së deritanishme, buxhetit të shtetit i janë shtuar mbi 770 milionë euro të hyra, kurse ekonomisë 2.1 miliardë euro vlerë./Arbresh.info/
Presidenti Thaçi për FAZ: “Si qytetar i lirë i Kosovës, do t...
Rogerti betohet në kryq, kërcënon Mateon: U bëj thirrje shok...
Dogana e Shqipërisë kufizon qarkullimin e kamionëve drejt Ma...
Mbretëria e Bashkuar mund të adoptojë rregullat e tregut të ...
CNN: Humbja e Orbanit në Hungari, sinjal për rënien e populi...
Deputeti i LVV-së optimist për presidentin: Brenda afatit ku...