Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka rikujtuar grupin e intelektualëve të Mitrovicës, të cilët u zhdukën 24 vite më parë.
Kurti ka kujtuar emrat si dhe profesionet e 23 personave të zhdukur më 19 prill 1999 dhe ka që në Beograd të hapen arkivat.
24 vite nga zhdukja me dhunë e Grupit të intelektualëve të Mitrovicës
“Më 19 prill 1999, grupi me 23 doktorë, profesorë e veprimtarë të çështjes kombëtare, derisa po largoheshin për në Mal të Zi, janë ndaluar nga forcat serbe. Është e domosdoshme që në Beograd të hapen arkivat, pasi krimet e kryera në Kosovë, ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë. Për zbardhjen e së vërtetës, drejtësi për viktimat e denim për kriminelët e luftës”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...