Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se rënia e Afrim Bunjakut është dëshmi që Kosova i del zot vetes.
Kurti tha se Serbia është përgjegjëse për sulmin dhe duhet të jap përgjegjësi.
“Dëshmorët janë dëshmi e historisë. Në orët e hershme të mëngjesit një viti më parë heroi Afrim Bunjaku ra heroikisht në mbrojtje të rendit publik të paqes dhe kësisoj lartësoi shtetin e Kosovës. Rënia e Afrim Bunjakut është dëshmi që Kosova i del zot vetes. Anë e mbanë Kosovës është shteti i Kosovës shteti demokratik. Numri i policëve po rritet, morali i policisë kurrë nuk ka qenë më i lartë. Ky flijim ja ka vlejtur fortë për policinë, shtetin dhe gjeneratat e ardhshme. Forcat që ishin të dirigjuara nga Serbia ikën me turp i lanë të plagosurit dhe të vrarit e tyre dhe ata ikën me turp. Serbia është përgjegjëse dhe duhet të jap përgjegjësi. Idealet e dëshmorëve për neve do t’i jetësojmë dhe po i jetësojmë. Ndërkaq kujtimin për Afrim Bunjakun po e përjetësojmë, ku është emëruar rruga në Banjskë, Afrim Bunjaku”, tha Kurti./Arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës