Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me raportin e fundit të organizatës Reporterët pa Kufij, ku Kosova renditet në vendin e 99-të për lirinë e medias.
Kurti u përball me pyetjet e mediave teksa po kthehej drejt ndërtesës së Qeverisë pas një aktiviteti të mbajtur në sheshin “Skënderbeu”. Megjithatë, ai kaloi pranë gazetarëve pa dhënë asnjë deklaratë.
Situata u tensionua kur pjesëtarë të sigurimit të afërt të kryeministrit u panë duke i kapur disa gazetarë nga dora dhe duke i shtyrë, në përpjekje për t’i larguar nga rruga e Kurtit.
Ndryshe, raporti i Reporterëve pa Kufij ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, pasi renditja e Kosovës është përkeqësuar ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar./Arbresh.info
Përfshihet nga zjarri një furrë në Rahovec
“Çike Çike” – Bebe Rexha publikon klipin me vargje në shqip
Sekretarja e Guxo-s: Vjosa Osmani është emër i pranueshëm pë...
Mashtrimi me pronë në Veternik, të arrestuarit janë serbë
SHBA/ Ish-sekretari i Thesarit, Larry Summers dorëhiqet si l...
Çitaku: Sa të ketë tokë e qiell Kosova do të ketë Presidentë...