Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, se njëra ndër shtyllat e shtetit funksional është sundimi i ligjit dhe drejtësi efikase.
Kurti në takimin e parë të grupit punues për Vetingun ka thënë se bërja e reformave në sistemin e drejtësië nuk është dilemë se a duhet të vazhdoj.
“Sistemi ynë i drejtësisë është i brishtë në mungesë të rezultateve dhe llogaridhënës e me drejtësisë selektive. Nuk kemi dilemë se a duhet të ndodhin reformat në drejtësi apo jo. Kjo reformë do të garantojë drejtësi e sistem efikas. Përgjigje për mungesën e rezultateve dhe dështimeve në sistemin e drejtësisë është Vetingiu”, tha Kurti, për arbresh.info.
Kujtojmë se Vetingu ka qenë një prej premtimeve kryesore të Kurit, por kjo pikë duket se nuk ka përkrahjen e BE-së.
Në raportin e Komisionit Evropian për Kosovën , thuhej se Vetingu paraqet “burim shqetësues serioz”.
Kurti theksoi se vetingu do të sigurojë vlerësimin e mirëfilltë e profesional të integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...